Boshatisja apo braktisja e fshatrave po ndjehet kudo. në fshatin Sofraçan të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, para viteve 90-të jetonin 50 familje, ndërsa tani kanë mbetur afro 10% e tyre.
Por edhe ata që jetojnë ende në këtë fshat, janë të moshës së tretë pasi rinia ka emigruar. Hasan Cani thotë se fshati ka ardhur duke u braktisur nga viti në vit pasi edhe pse ndodhet ngjitur rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi, kanë munguar investimet.
Ujin e pijshëm e kanë siguruar vetë banorët, ndërsa problem mbetet infrastruktura rrugore. Në mungesë të mbështetjes motivuese, në këtë fshat nuk mbarështohen më as bagëti, ndryshe çfarë ndodhte 3 dekada më parë.
Në fshatin Sofraçan, Hasan Cani thotë se janë larguar afro 90% e familjeve që jetonin këtu e 30 vite më parë. Por me këtë ritëm largimesh, ai shton se fshati brenda pak vitesh do të braktiset totalisht e do të mbeten thjeshtë rrënojat e banesave. Banesat e ndërtuara prej balte e sot të braktisura tregojnë qartë largimet e shumta që ka pësuar fshati në vitet e demokracisë./btvnews.al