E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Më kujtoni Azem Hajdarin”, Rudina Hajdari nuk i mban dot lotët në protestë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka mbajtur një fjalë në protestës e opozitës. Në fjalën e saj Hajdari tha protesta e sotme është e të gjithë qytetarëve.

Teksa pa sheshin që ishte mbushur plot, ish-deputetja është përlotur pasi ka kujtuar babain e saj të ndjerë, Azem Hajdarin.

“Motra dhe vëllezër, unë jam Rudina Hajdari dhe sot të flas këtu është një privilegj i madh në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur këtu më kujtoni Azem Hajdarin, Azemi kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë.

Ju më mbushni me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë. Ju përqafoj dhe ju dua shumë të gjithëve”, tha ish-deputetja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit