E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mesazhi i këngëtarit Renis Gjoka në protestën e opozitës: Mos u dorëzoni shqiptarë

Këngëtari i njohur, Renis Gjoka, cili është dhe autori i këngës himn të Partisë Demokratike ka qenë një prej personave që janë ngjitur në podiumin e protestës së opozitës.

Në fjalën e tij ai dha mesazhin se shqiptarët nuk duhet të dorëzohen. Në protestën e opozitës, ai u shpreh se shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, ndërsa mori shembull se edhe miqtë apo të afërmit e tij janë larg atdheut.

Pjesa më e madhe e miqve të mi janë larg këtij vendi. Edhe fisi im është larg këtij vendi. Ky është realiteti.

Një realitet që nuk mbulohet me propagandë. Me zotin në krah dhe me kokën lart ti japim një mundësi vetes.  Mos u dorëzoni shqiptarë”, tha ndër të tjera Renis Gjoka./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit