E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Metës akuza Ramës nga protesta e opozitës: Tradhtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur një fjalë në protestën kombëtare të zhvilluar nga opozita.

Meta në fjalën e tij ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama duke thënë se ‘tradhtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë’.

Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhtor, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor. Sot tradhtori e ndjek këtë miting të fitores, të lirisë, të triumfit, të demokracisë nga charteri luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij, sipas firmave që ka hedhur vetë ai”, deklaroi Meta.

Më tej kreu i PL ka renditur dhe arsyet pse duhet protestuar, duke hedhur akuza të shumta kundër qeverisë.

“Jeni ju që mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta që bëni. Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithçka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja. “Rilindja” që ka vetëm një axhendë: “Vidh – Shpopullo – Shkombëtarizo”

Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për ryshfet. Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve”, tha Meta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit