E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nënkryetari i PD u drejtohet protestuesve: Së bashku mund ta mundim të keqen

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka mbajtur një fjalë gjatë protestës së opozitës. Boçi në fjalën e tij  iu drejtua protestuesve me një mesazh dhe tha se kjo pjesëmarrje masive tregon se Shqipëria ka burra dhe gra të zot.

Nënkryetari i PD u shpreh se shqiptarët së bashku do të përmbysin regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve.

Kjo pjesëmarrje madhështore, ajo që na ka mbledhur në këtë shesh është më e madhe se ne të gjithë së bashku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e familjeve tona, e atdheut tonë, është dashuria për prindërit tanë, për familjet tona, për të afërmit tanë, për jetën, për qytetarët, për atdheun.

Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar, së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Dhe së bashku t’i shembim blindat e portave që kanë burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona, dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet pas dritareve dhe ikjeve jashtë shtetit“, tha ndër të tjera Boçi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit