E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Protesta e opozitës, zbulohen detaje nga organizimi: 20 persona do të hipin në podium

Protestuesit kanë nisur te grumbullohen në selinë blu, për t’iu drejtuar më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku është njoftuar nisja e protestës së opozitës.

Detaje nga organizimi janë mbajtur të fshehta, sipas informacioneve mësohet se do të jenë rreth 20 persona që do të hipin në podium dhe do t’ju drejtojnë mesazhe shqiptarëve.

Sipas burimeve mësohet se shumica e folësve do të jenë nga shoqëria civile, por nuk do të mungojë një fjalim nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Protesta pritet të zgjasë më shumë se 3 orë, por kjo nuk është e sigurt pasi liderët e opozitës janë shprehur se do jetë populli ai që do të vendosë fatin e tubimit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit