E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Protesta, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste: Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e opozitës. Në një postim në mediat sociale, Balla shkuan se opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse.

Po ashtu ai shton se opozita ka zbatuar urdhrin e Moskës që të mos kishte asnjë fjalë kundër agresionit rus në Ukrainës.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK!

Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”, shkruan Balla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit