Mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme, e cila i quajti shqiptarët si pushtues.
Të mbledhur në një prej shesheve kryesore në Londër, komuniteti shqiptar ka bërë thirrje që deklaratat kundër tyre të tërhiqen.
Ata me pankarta në duar ku shkruhej “nuk jemi kriminel”, “nuk jemi pushtues”, kanë tubuar këtë të shtunë.
Këto janë disa nga pamjet e protestës së zhvilluar në Londër, të dërguara në redaksinë e btvnews.al nga një prej pjesëmarrësve.
Kujtojmë se kjo protestë u organizua në mediat sociale pas debatit të hapur për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani. /btvnews.al