E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shqiptari plagos me thikë fqinjin në Greqi dhe më pas arratiset, policia në kërkim të tij

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij.

Bëhet me dije dy shqiptarët janë fqinj, ndërsa mësohet se mbrëmjen e të enjtes kanë debatuar me tone të larta dhe më pas sherri është shndërruar në përplasje fizike.

Mediat bëjnë me dije se 43-vjeçari ka nxjerrë thikën duke sulmuar fqinjin në bark. I plagosuri është sulmuar me thikë në sytë e babait të tij, i cili duket se ka qenë i pranishëm në debatin mes fqinjve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit