Mediat britanike kanë raportuar për protestën e emigrantëve shqiptarë, të cilët sot për disa orë mbushën rrugët e Londrës dhe sheshin para parlamentit britanik.
Me titullin “Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”, tabloidi britanik Daily Mail shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Parlamentit.
“Ata i kërkuan qeverisë t’i respektojë si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, shkruan media britanike, duke vijuar “Videoja e filmuar në Urën Westminster në Londër tregonte protestuesit duke mbajtur flamuj kombëtarë me shqiponjën dykrenare dhe pankarta në duar”.
Ndërkohë një ish-politikan britanik Nigel Farage e kritikoi demonstrimin duke postuar në Twitter: “Këtyre njerëz nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës. Çfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme”./btvnews.al