Qytetarët e Dibrës, Bulqizës por jo vetëm i janë drejtuar Maqedonisë së Veriut për të bërë blerjet e javës. Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar radhë të gjata në doganën e Bllatës në Maqellarë.
Qytetarët thonë se e njëjta gjë ndodh çdo ditë pasi të gjitha furnizimet po bëhen në Dibër të Madhe për shkak të çmimeve shumë të ulta.
Ata shprehen se ka mbetur vetëm të marrin nënshtetësi Maqedonase pasi kostoja e jetesës atje është shumë më e ulët se në vendin tonë. Qytetarët i bëjnë apel shtetit që të ndërhyjë në uljen e çmimeve pasi ekonomia po shkon në vendet fqinje.
Për shkak të distancës së afërt dibranët prej muajsh zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë blerjet e produkteve të shportës si dhe të furnizojnë mjetet me karburant, pasi atje janë shumë më lirë së në vendin tonë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut një litër naftë shitet me të paktën 50 Lekë më pak se në Shqipëri./btvnews.al