Gazetari Adriatik Doçi ka rënë pre e dhunës. Policia e Tiranës njofton se Doçi është dhunuar në Kamzë, nga një person që ende nuk është identifikuar.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë administruar kallëzimin e gazetarit dhe po punojnë për kapjen e autorit të dhunës ndaj tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./btvneës.al