E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shpërthimi në Stamboll, Edrogan: Ishte sulm me bombë, u vranë 6 persona

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas shpërthimit që tronditi këtë të diel Stambollin.

Në një deklaratë për mediat nga Indonezia, ku ndodhet aty për Saimitin e G20, Erdogan ka thënë se shpërthimi ka qenë një sulm me bombë dhe janë vrarë 6 persona.

Ai u shpreh se  ka qenë një sulm i pabesë dhe se autorët do të marrin ndëshkimin e merituar. Sipas liderit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital.

Ndërkohë guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya ka bërë me dije se 53 persona janë identifikuar si të plagosur deri tani./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit