Përgjatë ditës së sotme priten reshje mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Fier, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 14 °C dhe në vendet malore: 6 / 12 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al