E enjte, 19 Dhjetor, 2024

The Sun zbulon metodën e re që përdorin emigrantët shqiptarë për të shkuar në Britani: Gomonet janë harruar

Emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar një zhurmë të madhe në këtë vend, ku nga zyrtarët e qeverisë kanë marrë dhe epitete si pushtues.

Mediat britanike ditët e fundit kanë publikuar shkrime kundër emigrantëve shqiptarë, pasi sipas tyre ata janë një problem për shoqërinë.

The Sun, në një shkrim të publikuar këtë të diel shkruan se emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave biometrike për të hyrë në Britani.

Sipas shkrimin, ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale.

Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal.

Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.

Sipas mediave vendase emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit