Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur rrjetin social Tik-Tok për të reaguar lidhur me protestën e organizuar të shtunën nga opozita.
Në një videomesazh, Berisha falënderon qytetarët dhe thotë se ata ‘zbukuruan aq madhërishëm bulevardin me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme’.
“Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!
Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetëra e mijëra ndjekës. Së bashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira.
Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët”, shprehet Berisha./btvnews.al