Rreth 11 mijë e 500 pemë pishe të zezë parashikohen që të mbillen në Bulqizë. Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë, Lefter Alla.
Në një postim në mediat sociale, Alla shkruan se pishat e zeza do të mbillen në mbi 50 hektarë sipërfaqe ne Thekër, Martanesh, Luçan e Batër.
Sipas tij pishat që do të mbillen do të pyllëzojnë këtë sipërfaqe të madhe në malet dhe kodrat e qytetit të Bulqizës.
“Do të shërbejnë për brez pas brezi për gjelbërimin e maleve dhe kodrave të Bulqizës”, shkruan ai./btvnews.al