E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Do kemi situatë të rrezikshme”, Borrell ultimatum Kosovës dhe Serbisë: Marrëveshje deri në 21 Nëntor

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, e ka cilësuar krizën mes Kosovën dhe Serbisë si krizën më serioze në 10 vitet e fundit.

Në një konferencë për mediat tha se  duhen urgjentisht që të ulen tensionet dhe të gjendet gjuha e përbashkët.

Ai tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose siç tha, “do të kemi situatë të rrezikshme”.

Borrell tha se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë në Bruksel sonte për të biseduar për çështjen e targave, dhe se po ashtu pritet të ketë bisedime edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Do të nisim takime me kryenegociatorët. Pala kosovare po vjen sonte, jam i gatshëm të bisedojë me liderët, nëse negociatorët arrijnë te një zgjidhje praktike te çështja e targave dhe atë para 21 Nëntorit, që është afati i fundit”, shtoi Borrell.

Më herët ai i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit