Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Shërbimi Metrologjik Ushtarak bën me dije se moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.
Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar.
Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.
Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet. Ndërkohë valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë./btvnews.al