Përmes një postimi në facebook ish kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Gjithashtu Basha thekson se sa herë kërkon të fshehë diçka non-grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve.
Reagimi i ish kreut të PD, Lulzim Basha
Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar. /btvnews.al