E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kategoria e Parë, Korabi fiton 2 me 1 kundër Skënderbeut

Skuadra e Korabit ka arritur një fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Skënderbeut të Korçës.

Rezultati final i kësaj sfide ishte në favor të Korabit, pasi fituan me rezultatin 2 me 1. Golat për Korabin u shënuan nga Joti në minutën e 8 të takimit dhe Keko, që në minutën e 60 shndërroi një penallti në gol.

Me këtë fitore Korabi e sheh veten në vendin e tretë të Kategorisë së Parë, ndërsa Skënderbeu ndodhet në vendin e 7 me 13 pikë, por ka dhe një ndeshje për të rikuperuar kundër Apolonisë.

Ndeshja e sotme mes Korabit dhe Skënderbeut ishte e vlefshme për javën e 10 të Kategorisë së Parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit