E premte, 1 Nëntor, 2024

Luçiano Boçi tregon kush e zëvendëson në kuvend: Një nga njerëzit më me influencë në zonë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se deri më tani është i vetmi demokrat në primaret e PD për Bashkinë e Elbasanit.

Ai u pyet në lidhje me emrin që e zëvendëson në Kuvend në rast se heq dorë nga mandati. Boçi tha se ai është Qani Xhafa, një njeri pranë votuesve që ka punuar për qytetarët dhe shtoi se pozicion në krah të Berishës apo Alibeajt do të jetë vetë ai që do e artikulojë në momentin kur të marrë mandatin.

“Kam bindjen se do të arrijmë të thyejmë tabunë e ndarjes politike dhe të japim shembullin se si domosdoshmëria e një formatimi kërkohet nga vetë qytetarët. Qytetarët e Bashkisë së Elbasanit janë të zemëruar për shkak se shërbimi i pushtetit lokal nuk shkon tek ata. Kalkulimet politike janë të domosdoshme dhe ata na bindin që në këtë betejë PD do të jetë fituese.

Në dijeninë time tani për tani në mbarim të afatit rezultoj të jem kandidati i vetëm në primaret e PD për bashkinë e Elbasanit. Është merita e gjetjes së gjuhës së përbashkët mes personave me reputacion politik. Basha nuk është anatemuar pse ka bërë protesta por sepse kauza është lënë përgjysmë dhe është keqpërdorur. Madhështia e protestave është meritë e qytetarëve. Bisedat politike mes nesh janë të zakonshme por nuk vendosin ato prevalencën se ku jap më shumë efektivitet.

Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionin do ta artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit