Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit në rrugën urbane “Antipatrea” pranë vendit të quajtur “Ish bashkia e Vjetër.
Shtetasi R.Ç 31-vjeç duke drejtuar automjetin tip ‘Rnault’ ka përplasur 58-vjeçarin F.B.
I plagosuri është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”, shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al