Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën e San Cesareos në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se ai ra në prangat e policisë teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.
Pas informacioneve që policia kishte për të, atij iu kontrollua mjeti dhe policia gjeti rreth 400 doza kokainë.
Por pasi policia kontrolloi dhe banesën ku ai jetonte, gjeti edhe materiale paketimi dhe lista të klientëve për të dorëzuar drogën.
I gjithë materiali u sekuestrua dhe i riu akuzohen për shitje droge dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’, siç u vendos nga Gjykata e Tivolit./btvnews.al