E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Negociatat me grupin e Alibeajt për garën në Bashkinë e Elbasanit/ Luçiano Boçi: Kam dhe dakordësinë e tyre

Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi i cili shpalli sot kandidaturën e tij për Primaret në garën për kryetar të Bashkisë së Elbasanit tha se ka mbështetjen dhe dakordësinë dhe të grupit tjetër të PD që nuk mbështesin Sali Berishën.

“Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do të jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit”.

Pyetje: Nga ata demokratë në bazë që nuk kanë dhënë miratimin për daljen me një kandidat të PD në zgjedhje, keni një thirrje për ta?

Luçiano Boçi: Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër.

Procesi i përballjes është një proces natyral brenda një gare si janë primaret por dhe kandidimet e tjera.

Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD.

Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë.

Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale.

Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit.

https://www.facebook.com/live/producer/v2/464292315692461/dashboard/?entry_point=cs_global_basic_post

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit