E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Policia u heq patentën 3 shoferëve të dehur në Dibër, 2 të tjerë arrestohen për…

Policia Rrugore e Dibrës ka vijuat kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet  kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë javës së shkuar, si rezultat i kontrolleve dhe masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 3 leje drejtimi,  për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit