E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Kjo betejë nuk ndalet më deri në përmbysjen e sistemit monist

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat kreu i PD Sali Berisha përshendeti të gjithë protestuesit që morën pjesë në protestën e 12 nëntorit.

Berisha theksoi se protesta e 12 nëntorit dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama, e cila bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin.

Deklarata e kryetarit të PD Sali Berisha 

Përshëndetje të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra-mijëra, burra, gra, djem dhe vajza, nga Tirana, por edhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që ka njohur Tirana në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe, të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje, e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, gjersa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët evropiane.

Gjersa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që nuk ka as kigje dhe as moral.

Gjersa shqiptarët të mos varfërohën dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Gjersa shqiptarët të mos mbeten populli i gomoneve siç i ka shndërruar Edi Rama.

Protesta e 12 nëntorit ishte zeniti i protesave, krahasuar me numrin e popullatës, e protestave në botë.

Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama. Bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, mesazhin e besimit, mesazhin ne fitores. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit