E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Ndihma ushqimore për banorët në nevojë në zonën e Gollobordës

Shoqata e invalidëve ka shpërndarë në zonën e Gollobordës, veçanërisht për banorët e fshatrave të Ostrenit dhe Trebishtit, ndihma në ushqime për familjet në nevojë. Këto ndihma janë përgatitur nga shoqata e invalidëve  në bashkëpunim me shoqatat si motra në Bullgari.

Kryetari i kësaj shoqate, i cili ishte edhe iniciatori i kësaj veprimtarie, në fjalën e tij përpara shpërndarjes se ndihmave, u kërkoi banorëve të zonës që të radhisin kërkesat e tyre pranë njësisë administrative edhe për nevoja të tjera, në mënyrë që ne si shoqate duke qenë edhe zonë minoritare, të kërkojmë ndihmë edhe nga shoqata të tjera simotra në Bulgari.

Ai tha gjithashtu se këtë radhë ne mundem të sigurojmë një sasi jo shume të madhe ndihmash, por në gjysmën e dyte të dhjetorit ne kemi biseduar me partnerët tanë që do të sigurojmë një sasi të konsiderueshme ndihmash për familjet në nevoje të kësaj zone.

Ai kërkoi nga autoritetet vendore të zonës që të hartojnë listat e familjeve në nevoje dhe që marrin ndihme ekonomike në mënyrë që ata të përfitojnë të paret nga këto ndihma./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit