E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Varfëria e ulur këmbëkryq, tregu i Shupenzës nuk ka blerës

Prodhimi vendës në Bulqizë po mbetet pa shitur. Këtë fakt e tregon mall i mbetur stok në tregun e Shupenzës. Banorë të ardhur nga zona të ndryshme të Dibrës e Bulqizës mblidhen në këtë treg për të shitur prodhimet e tyre.

Ndryshe nga tregjet e tjera, në Shupenzë shiten vetëm produktet e prodhuara në zonë, por problem mbetet shitja. Edhe pse çmimet janë të pranueshme, blerësit thonë se me krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin, nuk kanë mundësi të blejnë prodhime në masë si vitet e kaluara.

Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në këtë treg vetëm për të vëzhguar dhe dalin prej tij pa blerë asgjë.  Edhe vetë tregtarët e pranojnë se ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse. Por shumë banorë me të ardhura minimumi jetik po dalin në treg për të shitur ato prodhime që kanë siguruar këtë vit.

Ajo që bie në sy është mosha e thyer e banorëve që dalin në këtë treg pasi rinia ka emigruar. Prodhimet e bollshme bio të zonës së Bulqizës e Dibrës mbeten pa u shitur, ndërsa tregtarët janë të detyruar t’i nxjerrin prapë vitin e ardhshëm./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit