E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Aksion i Policia Rrugore në Tiranë, procedohen 325 drejtues motomjetesh.

Duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve, për shkeljet që kryejnë drejtuesit e motomjeteve, kryesisht ata që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është miratuar një plan masash i dedikuar, prej disa ditësh, vetëm për kontrollin e motomjeteve.

Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

• 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;
• 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;
• 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit