E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Edi Rama: Akuzat me serbë, prodhime të një tërbimi të madh non gratash e spiunësh

I ashpër ishte Kryeministri Edi Rama në përgjigjen e tij në lidhje me financimet ruse në Partine Demokratike.

Është fakt që PD është financuar me para ruse gjysmë milioni USD për të rrëzuar qeverinë e PS. Akuzat me serbë, prodhime të një tërbimi të madh non gratash e spiunësh- u shpreh ai.

Edi Rama: Së pari nuk kam qenë asnjë herë dakord e skam për të qenë kurrë dakord me ktë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazizë sa herë të doni por unë s’jam dakord. Ka pasur akuza ju për ata ata për ju.

Unë nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi mes komentit të një fakti e akuzave pa fakte, janë dy gjëra të ndryshme. Që PD është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS kjo nuk është akuzë por fakt i dokumentuar për fat të keq.

Një fakt i zbuluar nga media, në SHBA, nga media ndërkombëtare, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu dhe i konfirmuar nga raporti i Shërbimit Sekret Amerikan CIA.

Ndërkohë akuzat me serbë e me nuk e di tjetër, janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim non gratash e spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Një investim që duhet e do jetë krenari kombëtare se do transformojë një herë e përgjithmonë industrinë e turizmit, do transformojë Durrësin, do rrisë vlerën e pasurive ët patundshme të familjeve në gjithë zonën e Durrësit, do rrisë vlerën e cmimet e gjithë hotelerisë në gjithë zonën e Durrësit, do rrisë eksponencialisht punësimin, jo vetëm për Durrësin por dhe për Tiranën. Zinxhir ekonomik vlerë për mijëra fermerë.

Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Por e kemi bërë zgjedhjen, ne jemi në anën e dinjitetit e krenarisë kombëtare. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit