E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Itali: Aksidentoi të riun shqiptar teksa kalonte rrugën dhe tentoi të arratisej…

Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ndodhi gjatë natës në Brescia të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke kaluar në rrugë, kur një makinë me shpejtësi e përplasi, dhe më pas shoferi u arratis.

Shoferi u mundua të arratisej por policia arriti ta arrestoje pak më vonë, ndërsa pas testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur.

Bëhet fjalë për një të ri me origjinë indiane, i cili jo vetëm nuk i dha ndihmë të plagosurit, por u arratis nga vendngjarja. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit