Ditën e sotme ka ndodhur një aksident rreth orës 14:00 në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.
Raportohet se 49-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /btvnews.al