Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Gjykata e Tiranës ka dënuar me 40 orë punë në komunitet poeten e njohur Mimoza Ahmeti.
Në një postim në mediat sociale, Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës, duke thënë se ky organ nuk vepron ndaj shkelësve të vërtetë të ligjit. Sipas Ramës, Prokuroria e Tiranës është mbretëri xhuxhash’ ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët”
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!
Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike!
Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët!”, shkruan Rama./btvnews.al