E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Primaret në PD, këta janë kandidatët e miratuar nga Kryesia për 26 bashki

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka prezantuar sot emrat kandidatëve të miratuar nga Kryesia për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike.

Në Tiranë janë miratuar emrat e të 7 kandidatëve që kanë prezantuar platformat e tyre. Ndërkohë për garën e Bashkisë së Elbasanit, është miratuar vetëm nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi. Në Shkodër garon vetëm Bardh Spahia, por në Durrës gara do të jetë mes tre kandidatëve.

DEKLARATA E PLOTË E ALBANA VOKSHIT

Bazuar në vendimin numër 38 datë 1 Tetor 2022 të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar.

Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim.

Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato.

Elbasan: Luçiano Boçi

Tiranë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi,  Gerti Bogdani,  Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda

Shkodër: Bardh Spahia

Durrës: Armand Dervishi, Fatjon Kosta, Igli Cara

Librazhd: Agron Mekshi, Arianit Lek, Mereme Zeneli, Ndriçim Lila, Shaqir Kuka, Shefki Çota

Përrenjas: Mehdi Leka, Suzana Topi

Gramsh; Maksim Çekrezi, Kodhel Çala

Peqin: Albert Kurti,  Mustafa Pasha

Belsh: Bedri Qypi,m  Dritan Cani

Berat: Kejdi Spahiu, Sazan Guri, Zia Ismaili

Lushnje: Eduart Sharka, Erion Kërçuku, Eurion Iljazi

Patos: Ardian Rama, Gazmend Halimi, Sofie Alushaj

Mallakastër: Neim Begaj, Resmi Shanaj

Roskovec: Dhurata Malko, Nazar Plaka, Nerdit Hazizaj

Divjakë: Aurel Malko, Gjergj Janko

Korçë: Entela Dvorani, Gjergji Gjata, Ledina Alolli

Maliq: Alfred Berberi, Alfred Gega

Kukës: Admir Sinamati

Tropojë: Besnik Dushaj, Feride Rrahmanaj, Mimoza Hajdarmataj, Jordan Memia, Xheme Nezaj

Has: Bledar Lushi, Miftar Dauti, Nazmie Laçi

Vlorë: Arta Haluci, Hysni Sharra, Luan Kapaj, Nada Dullja

Selenicë: Bejdo Alliaj, Dhurata Meçorapaj, Jani Dapaj, Klajdi Runaj, Leonard Rakipaj, Sezai Balilaj

Delvinë: Bati Cucuri, Hasan Alizoti, Ilir Mehmeti

Sarandë: Ardit Cikuli, Armand Magllara, Ilir Nikolla,  Robert Haxhi, Spiro Vaso

Konispol: Aleksandër Loloshi, Fatmir Shero

Shijak: Agim Rameta, Fatbardh Gjata, Astrit Hoxha, Igner Vora

Këto janë emrat që ka kaluar kryesia e PD-së dhe i ka miratuar. Janë emrat që do të garojnë për primaret e PD-së. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera.

Sipas edhe njoftimit që u bë në kryesi, edhe kryesia e PD-së do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do të ja kalojë kryesisë por miratim edhe kandidaturat e degëve të tjera, për të cilat do të ju informojmë në vijim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit