Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Në një postimin në mediat sociale, Rama shkruan se me Aliyev diskutuan për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne për përpunimin e naftës. Sipas Ramës ky investim do t’i japë fund importit të naftës.
“Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, njofton kreu i qeverisë në Facebook./btvneës.al