E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – U hap pak ditë më parë, tregu i Shupenzës mbushet me barë

Gjatë vizitës së tij pak ditë më parë në Qarkun Dibër, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në Bulqizë. Drejtues të pushtetit vendor aty e njohën me investimet e kryera gjatë këtyre viteve ku një ndër ta ishte edhe tregu i Shupenzës.

Në fakt, këtë ditë tregu ishte i mbushur me shitës dhe blerës pasi jashtë tij do të zhvillohej ceremonia e inaugurimit në të cilën merrnin pjesë ministra e drejtues të Bashkisë së Bulqizës. Por cila është gjendja e këtij tregu sot?

Tregtarët apo banorët e zonave të Bulqizës e Dibrës që shesin produkte në tregun tradicional të Shupenzës, janë rikthyer në ambientet e jashtme, mes pluhurit dhe baltws, pwr tw shitur prodhimet e tyre, nga gjalpi e gjiza deri tek fruta perimet.

Siç duket edhe nga pamjet, tregu i ri i sapo inauguruar po shërben për të magazinuar barë dhe kashtë për bagëtinë. Blerësit thonë se shkak i lënies bosh të hapësirave të brendshme të tregut të Shupenzës është bërë taksa që ka vendosur bashkia për të gjithë tregtarët.

Për shkak të kësaj takse, qytetarët do të vijojnë t’i blejnë produktet në kushte jo të përshtatshme në rrugë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit