E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Gjatë ditës, do të jenë të pranishme reshjet e shiut me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë dhe lokalisht mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore nga 7 deri 16°C, në zonat e ulëta  10 deri 22°C dhe në zonat bregdetare nga 11 deri 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit