Moderatorja e njohur, Oriela Nebiaj, ka pranuar zyrtarisht mandatin e deputetes dhe do të zëvendësojë Grida Dumën në Kuvend.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Partia Demokratike me anë të një njoftimi në mediat sociale.
“Anëtarja e Kryesisë | Kandidate e Partisë Demokratike për deputetë në qarkun e Tiranës, Orjela Nebiaj pranon zyrtarisht mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë”, është ky njoftimi i PD, ku është publikuar dhe formulari që Nebiaj ka dorëzuar në KQZ.
Kujtojmë se Nebiaj është moderatorë në Top Channel, por tashmë do ta shohim në Kuvend./btvnews.al