E enjte, 28 Nëntor, 2024

Bulqizë: Banorët e fshatrave pa shërbime mjekësore

Shumë fshatra në bashkinë Bulqizë po vuajë mungesën e shërbimit mjekësor për shkak të mbylljeve të qendrave ambulatore.

Por ata që e vuajne me shume janë banorët e fshatrave të thella, një nder këta janë edhe banorët e dy fshatrave, Dushaj dhe Lepurake në njësinë administrative Fushë Bulqizë ku për shkak të mbylljes prej 5 vitesh se kësaj qendre ambulatore nuk po e marrin ndihmën mjeksore.

Një situatë e tillë ka shqetësuar banorët e këtyre fshatrave, jo vetëm për mungesën e shërbimit shendetësor, por edhe mungesën e infrastrukturës. E vetmja zgjidhje për ta, është ndërtimi I një qendre tjetër në fshatin Kodra e Danit, por për banoret është mjaft e veshtirë për shkak të largësisë.

Banorët shprehen se deri më sot nuk kemi parë asnjë mjek që të vijë për shërbim mjeksor.

Më të veshtirë e kemi gjatë dimrit thonë banorët pasi rrugët bllokohen për shkak të dëborës, ka patur raste edhe më të rënda që i kemi mbajtur në krahë shprehen ata, por tashmë më të vështirë e kanë edhe moshat e treta të cilët shprehen se ne nuk arrijmë të marrim ndihmën me elementare. /btvnews.al     

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit