E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Debate të ashpra në Komision e Veprimtarive Prodhuese për Portin e Durrësit, Boçi përplaset me Pëllumbin: Pa provoje njëherë

Mbledhja e sotme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese është shoqëruar me debate të shumta mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Sot ka qenë për raportim dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është bërë pjesë e debateve me deputetët e opozitës. Por përplasja më e fortë ka ndodhur mes deputetit Arben Pëllumbi dhe Luçianos Boçit.

PJESË NGA DEBATI

Belinda Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll.

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

Boçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Luçiano Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra.

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Luçiano Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Luaciano Boçi: Pa provoje njëherë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit