E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon arrestimin e 11 personave të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar këtë të mërkurë 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit. Deri më tani, në pranga kanë rënë 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, prej të cilëve 5 konfirmohen se ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Në mesin e të arrestuarve, Klan News mëson se është edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Po sipas Klan News ai dyshohet se ka ofruar konsulencë dhe ka përfituar një shumë prej 750 mijë dollarë. Urdhërarrest po ashtu është lëshuar për drejtorin e inceneratorit, Luan Dusha dhe administratoren Arjola Kodra.

Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste: Arber Denizi; Juri Ymeraj; Silvester Dreza; Gentian Zifla (i arrestuar); Arjola Kodra; Enver Sheshi (i arrestuar); Robert Shabani (i arrestuar); Regan Merdani (i arrestuar) Luan Dusha; Arben Dervishaj (i arrestuar). 

Operacioni i autoriteteve vijon, ndërsa një informacion më të detajuar pritet që të kemi në vijim./ Tv Klan 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit