Ish-të përndjekurit politikë kanë përkujtuar ditën e sotme martirët e lirisë që janë ekzekutuar në atë që quhet ‘masakra e Tiranës’. Ata kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit “Intelektualët e Tiranës”, që ndodhet pranë Institutit për Studimet e Krimeve të Komunizmit.
Përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë janë shprehur se familjarët e tyre sot duan një vend prehje dhe të respektohen të rënët.
“Sot është dita e nderimit të intelektuale të Tiranës që diktatori Hoxha i pushkatoi në masakrën e Tiranës. Ishin intelektualë, kishin mbaruar në perëndim, i marrin natën nga shtëpia dhe i pushkatojnë. Tirana më 16 nëntor është gdhirë e përgjakur.
Kjo ishte masakra e Tiranës. Nesër do të shikoni tamtamet e partisë për të nderuar xhelatët dhe për të përbuzur martirët e lirisë, por historia nuk shkruhet sipas diktatorit. Sot e pohojmë se nuk kemi liri demokraci, por liri të cunguar”, u shpreh ai./btvnews.al