E premte, 22 Nëntor, 2024

Klos/ Nis asfaltimi i rrugës Pleshë – Cerujë – Patin

Puna për sistemim asfaltimin e rrugës së tre fshatrave Pleshë, Cerujë e Patin në Bashkinë Klos është në fazën përfundimtare.

Pasi është ndërtuar e gjithë traseja dhe veprat e artit, prej dy ditësh ka nisur puna për hedhjen e shtresës së parë asfaltike nga fshati Patin në drejtim të fshatit Cerujë. Mjetet e firmës UDHA sh.p.k që po zbaton projektin e financuar nga Bashkia Klos po punojnë pa ndërprerje për hedhjen e asfaltit.

Janë rreth 2 mijë banorë të këtyre tre fshtrave që përfitojnë nga ky investim, të cilët me asfaltimin e rrugës do ta kenë më të lehtë të zbresin në qytetin e Klosit apo të tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore që kjo zonë i ka me shumicë. Por jo vetëm kaq pasi ajo është një arterie e rëndësishme edhe në shërbim të turizmit malor në zonën e malit të Balgjajt që ndodhet mbi fshatin Patin.

Për të parë nga afër punën e nisur në hedhjen e shtresës asfaltike ishin përfaqësues të Bashkisë Klos dhe të firmës.

Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se me këtë investim merr fund një gangrenë e krijuar prej vitesh për banorët e këtyre tre fshatrave.Investimi për këtë rrugë pritet të mbyllet brenda afatit, ndërsa drejtues të firmës thanë se shtresa totale asfaltike do jetë 10 centimetra dhe me gjerësinë e parashikuar në projekt. /btvnews.al

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit