Petrit Doda do të jetë deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Doda do të zëvendësojë deputetin e PD-së Alfred Rushaj i cili e la mandatin, ai ka dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për marrjen e mandatit të deputetit.
“Petrit Doda ka dorëzur formularin e vetëdeklarimit në KQZ.
Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”, njoftoi sot KQZ. /btvnews.al