E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Porti i Durrësit, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për  projektin për Portit të Durrësit.

Në një postim në mediat sociale, Alibeaj shkruan se për gati 9 vjet kryeministri u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime, ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Sipas deputetit të PD, Porti i Durrësit është njësoj si skema e inceneratorëve.

Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.

Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Alibeaj.

Më herët Edi Rama ka replikuar me zyrtarët e opozitës dhe i ka akuzuar ata së po i nxinë faqen vendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit