Kryeministria Edi Rama ka reaguar sërish për projektin e Portit të Durrësit, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se armiqësia kundër investimit në Durrës duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së këtij qyteti.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, shkruan Rama./btvnews.al