E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Raketat në Poloni, reagon Biden: Nuk ka gjasa që të jetë qëlluar nga Rusia, mund të jenë ukrainase

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar në lidhje me dy raketat që ranë mbrëmjen e së martës brenda kufirit të Polonisë, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.

Në një deklaratë kreu i Shtëpisë së Bardhë, tha se të dhënat tregojnë se raketat që ranë në Poloni mund t’i përkasin sistemit antiraketor ukrainas që ka neutralizuar më parë ndonjë sulm të Rusisë.

Sipas tij raketat e gjetura në Poloni i përkasin sistemit mbrojtës S-300 dhe shton se mund të bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik.

Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa që të jetë qëlluar nga Rusia, por do të shohim”, u shpreh Presidenti i SHBA.

Deri tani nuk ka një përgjigje të saktë se kush fshihet pas sulmit në Poloni, pavarësisht se ka pasur reagime të forta nga Perëndimi ku akuzat janë hedhur drejt Rusisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit