Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e Portit të Durrësit, duke iu përgjigjur deklaratës së Tedi Blushit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se numri i maskaragjozllëqeve kundër projektit të Durrësit, kanë pasqyra e ligësisë që e ndjek vendin si mallkin qysh në vitin 1912.
“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”, shkruan kreu qeverisë.
Më herët Tedi Blushi, në emër të PL tha se Rama tallet me qytetarët e Durrësit dhe kërkon t’i bëjë për budallenj./btvnews.al