E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shkopet, rruga rrezikon shembjen

Nuk është risi braktisja totale që i është bërë aksit nacional Burrel – Skuraj, por shqetësues mbetet fakti i rrezikshmërisë së këtij aksi për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Në zonën e Shkopetit rrezikon të shembet e gjithë traseja e rrugës për shkak të rrëshkitjes që ka pësuar. Siç duket edhe nga pamjet, kjo pjesë rruge në afërsi të vendit të quajtur Sektori C, mund të shembet nga momenti në moment për shkak të hapsirës boshe të krijuar poshtë saj, hapsirë e cila tashmë duket edhe në sipërfaqe.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se me këtë gjendje, kalimi në këtë rrugë nuk ka asnjë siguri, ndaj dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë.

Ndonëse rruga Burrel – Skuraj me hapjen e rrugës së Arbrit mund të mendohet si dytësore, fakti tregon se në të kalojnë qindra mjete në ditë në drejtim të Laçit, Lezhës, Shkodrës, Kosovës etj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit